(VIDEO) Petkov: Një ballkan i përçarë dhe një Maqedoni e Veriut e bllokuar është interes i Rusisë

by admin
Spread the love




Të gjithë në Bullgari duhet të mendohen se kujt i përshtatet bllokimi i Maqedonisë së Veriut dhe cili është interesi afatgjatë bullgar. Këtë e tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për median bullgare “24 orë”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse koalicioni qeveritar po rrezikohet pas paralajmërimeve se mund të hiqet bllokada ndaj Maqedonisë së Veriut. Një Ballkan i përçarë dhe një Maqedoni e Veriut e bllokuar është interes vetëm i Rusisë, sipas kryeministrit bullgar.

KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË
“Duhet të mendojnë se cili është interesi afatgjat bullgar – Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së apo të mbetet vend i përjashtuar. Gjithashtu cila është në interes të Bullgarisë, të kemi Ballkan Perëndimor stabil apo jo? Sipas meje, këto janë çështje të rëndësishme dhe duhet të mendohemi, sidomos kur ka një tendencë të qartë se dikush punon kundër kësaj. A është interes i Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të largohet nga BE-ja, që është interes i Rusisë për shembull, e cila nuk dëshiron ta shohë Ballkanin stabil”.

Petkov përmendi edhe zbulimin e rrjetit të spiunëve rus që punonin drejtpërdrejt kundër arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË
“Të gjithë duhet të mendohen se pse shteti rus ka investuar aq shumë në rrjetin e spiunëve që të punojnë kundër fqinjësisë së mirë të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor”.

Petkov nuk deshi të komentojë punën e Komisioneve Historike. Ato janë organe të pavarura sipas tij dhe të gjithë duhet të presin të përfundojnë punën dhe të dalin me rezultate.

/SHENJA/


You may also like