Video/ Peshkatarët spanjollë të butakëve dalin në gjuetinë e fundit para celebrimit të Krishtlindjeve (fotot)

by admin
Spread the love

Me fenerë të lidhur në kokën e tyre e të zhytur deri në mes në ujë, peshkatarët spanjollë të midhjeve shiheshin dje në gjuetinë e fundit para festes, në brigjet e Galicisë.

Gjuetarët e rajonit verior spanjoll përfitonin nga batica e ulët për të mbledhur llojet e ndryshme të butakëve para celebrimit të Krishtlindjeve.

Në pamjet e rrjetit AFP shiheshin dhjetra peshkatarë që më sitat e tyre të metalta gërrmonin fundin e detit duke mbledhur guaskat e midhjet e preferuara, që konsiderohen delikatesë në vend.

Prodhimi i kapur prej tyre do të shitet i freskët në tregun e qytetit spanjoll Noia, teksa këtë vit çmimet e produkteve janë disi më të larta.

Qyteza veriore e Noia njihet për përdorimin e gjerë të midhjeve e guaskave të ndryshme në gastronominë e saj, të cilat kultivohen me kujdes si një burim i vlefshëm ushqimi.