(VIDEO) Përplasja e dy makinave la të vdekur të riun që priste në semafor

by admin
Spread the love

Ishte duke pritur në semaforë. Ashtu edhe siç duhet, siç i takon qenies njerëzor. Por papritmas, dikush vendos që duhen shkelur këto rregulla. E ky veprim i ngutshëm, për të përfituar disa sekonda kohë, ishte fatale për jetën e 25 vjeçarit Musli Veseli.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23.25 te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, përplasja mes dy makinave, njërës “Mercedes” e drejtuar nga S.O (39) nga Shkupi, me targa të Shkupit dhe tjetrës poashtu “Mercedes” me targa italiane, e drejtuar nga A.S (41) nga Shkupi, ishte fatale për të riun shkupjan, 25 vjeçar.

MPB

Pas aksidentit, këmbësori është transportuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe pasagjerja e tij M.O.(28) nga Shkupi kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi A.S. ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se kanë siguruar pamjet nga ngjarja tragjike, ndërsa shoferët e makinave po mbahen në spital.

Ky aksident ka ngjallur shumë reagime në opinion. Qytetarët kërkojnë që shoferët të respektojnë sinjalizimet rrugore, ngase një pakujdesi e vetme, si në këtë rast, mund të jetë fatale për jetën e dikujt.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING




You may also like