VIDEO/ Përlotet Mihajlovic, futbollistët e Bologna e surprizojnë në spital

by admin
Spread the love

Nisi me një “Nuk ju prisja” dhe u mbyll me “Të presim shpejt”. Sinisa Mihajlovic po trajnohet në spital për shkak të leucemisë dhe futbollistët e tij e kanë befasuar sot.

Pasi i dhuruan shumë emocione një ditë më parë me fitoren kundër Interit, futbollistët e Bologna u paraqitën jashtë spitalit ku ndodhet tekniku serb.

Ata nuk kursyen as këngët për Mihajlovic, i cili nga ana tjetër nuk i fshehu emocionet. Sinisa i emocionuar edhe qau, ndërkohë që Bologna ka publikuar edhe videon e atij momenti. / oversport.tv

Foto: Screenshot, Bologna Fc 1909 – Twitter

You may also like