VIDEO/ Përballje e çmendur, në “Kenilworth Road”, skuadrat shënojnë nga 1 gol në 3 minuta

by admin
Spread the love

Vetëm 8 minuta pas shënimit të golit të barazimit, “Kapelebërësit” e Luton kanë arritur të përmbysin totalisht sfidën, ndaj “Topçinjve” të teknikut Mikel Arteta, me “fantazisti” Ross Barkley, që çon sferën në rrjetën e Arsenal, pas një pasimi fantastik të Townsend.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 3 minuta më vonë, “ylli” brazilian, Gabriel Jesur shtron një pasim fantastik për “bomberin” gjerman, Kai Havertz, i cili me një goditje potente e dërgon topin, pas shpatullave të portierit Kaminski. Rezultati shkon në 3 me 3. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Ross Barkley, 3-2:

Goli i Kai Havertz, 3-3:

You may also like