(VIDEO) Për tre muaj nga koronavirusi kanë vdekur rreth 1600 persona

by admin
Spread the love

Vdekshmëria drastikisht e lartë tek personat e pavaksinuar. Kështu tregojnë analizat e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët informojnë se gjatë valës së katërt të pandemisë me koronavirus, nga periudha e fillimit të gushtit deri në fund të muajit tetor, në mbarë vendin kanë vdekur 1.592 persona me kovid-19, prej tyre 1.310 ose 82 për qind nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 18 për qind ose 282 kanë qenë plotësisht të imunizuar.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu informojnë se në intervalin e njëjtë kohorë, 73 për qind e rasteve të reja pozitive dhe 75 për qind e të hospitalizaurve me kovid-19, kanë qenë të pavaksinuar. Të imunizuar llogariten personat që janë të vaksinaur me dy doza dhe kanë kaluar sëpaku 14 ditë nga pranimi i dozës  së dytë.

Ministria e Shëndetësisë

“Nga periudha 06.08 deri 28.10.2021 në të gjithë vendin, 45.621 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, prej tyre 27 për qind kanë qenë plotësisht të vaksinuar, respektivisht 12.375 persona. Ndërsa, sipas të dhënave në dy muajt e kaluar, 33.246 qytetarë, ose 73 për qind e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e të hospitalizuarve që nuk kanë qenë të imnizuar është 75, ndërsa momentalisht vetëm 25 për qind e të gjithë pacientëve të shtruar janë plotësisht të imunizuar”

Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurt dhe efikase duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like