(VIDEO) Për një javë janë regjistruar gjithsej 9.982 raste pozitive me KOVID-19

by admin
Spread the love

Për një javë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 9.982 raste pozitive me Covid-19 në 35 qytete të vendit. Por, kjo përbën një ulje të infektimeve prej 16.2%, në krahasim me një javë më parë. Kështu qëndron në Raportin e ri të Institutit për Shëndet Publik.

Numri më i madh i rasteve të regjistruara me Covid janë në Shkup, 5.300 raste ose 53%, ndërsa incidence më e lartë javore është regjistruar në Kavadar 1.069 raste.

Nga Instituti bëjnë me dije se janë regjistruar të sëmurë me Covid nga të gjitha grupmoshat. Por është vërejtur zvogëlim i numrit të infektimeve tek të gjitha grupmoshat.

 Instituti i Shëndetit Publik

“Më të zakonshmet janë grupmoshat mbi 60 vjet (2.455 ose 24.6%) dhe 30-39 vjet (2.004 ose 20.1%). Numër më i ulët është regjistruar tek grupmosha nga 0-9 vjet (312 raste ose 3.1%. Vërehet ulje e numrit të të prekurve me koronavirus pothuajse te të gjitha grupmoshat, me uljen më të dukshme prej 23.9% tek grupmosha 30-39 vjet, derisa rritje vërehet tek grupmosha nga 0-9 vjet me 21.4% dhe tek grupmosha 10-19 vjet me 16.5% rritje, në krahasim me javën e kaluar”.

Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1.340 riinfektime, me një zvogëlim  të shifrave prej 14.0%, në krahasim me një javë më parë. Poashtu janë regjistruar edhe më pak raste të vdekjeve nga Covdi-19.

Instituti i Shëndetit Publik

“Janë paraqitur 147 raste të vdekjeve në 24 qytete gjatë javës që shkoi, për 0.7% më pak se një javë më parë. Numri më i madh e atyre janë nga Shkupi. Lidhur me grupmoshat, numri më i madh 137 ose 93.2% nga të vdekurit i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet ndërsa janë regjistruar persona të vdekur edhe tek grupmoshat nga 50-59 vjet (7 raste), 40-49 vjet (1) dhe 30-39 vjet (2)”.

Deri tani 861.529 persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19. Ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar 845.121 persona. Dozë të tretë të vaksinës kanë marrë 132.488 persona.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like