(VIDEO) Për një ditë 700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Policia e vendit gjatë ditës së djeshme është treguar e pamëshirshme ndaj shoferëve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara. Nga Ministria e Punëve të Brendshme infromojnë se këtë të diele kanë  kryer kontrolle në të  gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka  janë sanksionuar 700 shoferë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Prej tyre, 82 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 10 automjete me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë. Njëherit, 331 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 369 jashtë vendeve të banuara.

Nga kjo ministri gjithashtu  infromojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj nga MPB  bëjnë thirrje të gjithëve pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, pasi siç thojnë ata,  së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Përndryshe, në mungesë të mos respektimit të rregullave të komunikacionit, për çdo ditë po ndodhin aksidente nga më të ndryshme, madje disa prej tyre, po përfundojnë me fatalitet. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like