(VIDEO) Për dy ditë 116 zjarre, Angellov apel kryetarëve: Mos kërkoni ndihmë për çdo zjarr

by admin
Spread the love

Këtë fundjavë në vend kanë rënë 116 zjarre në mjedise të hapura. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK) informon se gjendja me zjarre në hapësira të hapura është jashtëzakonisht alarmante. Drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, u bën thirrje zyrtarëve të komunave që për çdo zjarr të mos kërkojnë mbështetje nga traktorët e ajrit.
Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave
“I bëj thirrje të gjithë komunave që të ndjekin procedurat e përcaktuara me ligj dhe të kërkojnë mbështetje. Zjarret nuk mund të shuhen nga ajri me traktorë ajrore dhe helikopterë pa mbështetjen e zjarrfikësve nga toka. Është e pamundur të shuash zjarrin derisa të shkelë çizmet e zjarrfikësit. QMK vlerëson domosdoshmërinë e përdorimit të avionëve dhe nëse përdoren, i koordinon ato. Numri i avionëve është i kufizuar, dhe numri i zjarreve çdo ditë është i madh’’.
Angelov, thotë se gjatë muajit shtator në vend janë regjistruar gjithsej 778 zjarre në hapësirë ​​të hapur, 43 prej të cilave janë shuar me avionë. Aktualisht janë 6 zjarre aktive, katër prej të cilave janë më të mëdha dhe më të rrezikshme.

Qendra për Menaxhimin e Krizave u bën thirrje të  gjithë fermerëve që të mos djegin kashtë, kurse blegtorët të mos djegin kullotat.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like