(VIDEO) Për 7 vjet mbi 7000 të arrestuar nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar policor

by admin
Spread the love

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në kuadër të vizitave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vizituan Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. Ata patën një takim me menaxhmentin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, me drejtuesit e Departamentit të EUROPOL-it, Departamentit të INTERPOL-it dhe Departamentit të Hetimeve. Nga menaxhmenti i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar policor , Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rezultatet nga viti 2017 deri në vitin 2024, përkatësisht për më shumë se 7,000 persona të arrestuar sipas urdhër-arresteve dhe njoftimeve qëndrore.

Bojmacaliev theksoi organizimin e suksesshëm të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e priti vitin e kaluar në Ohër, e cila përkoi me kremtimin e 30 vjetorit të anëtarësimit tonë në organizatën më të madhe policore në botë dhe 100 vjet ekzistencë të INTERPOL-it.

MITKO BOJMACALIEV, ZËVENDËSMINISTËR SHTESË I PUNËVE TË BRENDSHME

“Republika e Maqedonisë së Veriut regjistron tre dekada të partneritetit të besueshëm të INTERPOL-it me pjesëmarrje në operacione të shumta të organizatës, si dhe mbështetje të fortë për zhvillimin, lidhjen dhe harmonizimin e sistemit kombëtar forenzik me sistemet e INTERPOL-it”.

Sa i përket EUROPOL-it, Agjencisë Evropiane për Zbatimin e Ligjit, vërejmë bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha me interes të përbashkët, si parandalimi i tregtisë së paligjshme të drogës, kontrabanda e armëve, lufta kundër migracionit të paligjshëm, lufta kundër korrupsionit, si dhe siguria kibernetike si formë e një sfide moderne të sigurisë.

MITKO BOJMACALIEV, ZËVENDËSMINISTËR SHTESË I PUNËVE TË BRENDSHME

“Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë partnerë seriozë në luftën kundër krimit dhe vendi ynë është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional dhe Strategjik me EUROPOL”.

Në takim, Bojmacaliev dhe Tasevski u njoftuan për rritjen e konsiderueshme prej 45% të lëndëve të hapura në këtë departament, si dhe për lidhjen me SIENNA, mjet komunikimi për të cilin punonjësit janë të trajnuar dhe mund të kryejnë trajnime.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like