(VIDEO) Pendarovski takon Blinkenin, riafirmim i marrëdhënieve dy palësh

by admin
Spread the love




Dialogu strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedobisë së Veriut që ka filluar këtë muaj, paraqet përparim të rëndësishëm në zhvillimin e raporteve mes të dyja vendeve dhe implementimin konkret të partneritetit strategjik. Kështu u tha në takimin e  përbashkët mes presidentit Stevo Pendarovski dhe sekretarit shtetëror amerikan Antoni Blinken, në të cilin takim, siç kanë njoftuar nga shërbimi për informim i presidentit, u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dyja vendeve.

Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovskit
“Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat europiane të vendit, si dhe ndihmën në fushat konkrete, përfshirë edhe përparimin e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”.

Lidhur me sigurinë e kontinentit evropian dhe ndikimin e invazionit rus në Ukrainë në stabilitetin e Evropës, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndajë sfidat dhe të marrë përgjegjësitë si një anëtare e plotë e NATO-s. Ai theksoi se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të kontribuojë në forcimin e sigurisë në Evropë dhe NATO në tërësi.

Shefi i shtetit Pendarovski po merr pjesë në Samitin dy ditor të NATO-s, që po mbahet në Madrid, ku po zhvillon edhe takime dypalëshe.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like