(VIDEO) Pendarovski: Ligjin e lojërave të fatit nuk e nënshkrova pasi ishte me flamur europian

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, tha se ligji për lojrat e fatit duhet të kalojë përsëri në Kuvend mirëpo me procedurë të rregullt ligjore pasi, sipas tij, mënyra e sjelljes së ligjit është joadekuate pasi është përdorur flamuri europian. Ai shton se nëse ky ligj kalon në procedurë të rregullt, është i obliguar me Kushtetutë që ta nënshkruaj.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Pas vendimit tim të djeshëm, nuk mund të hyjë me flamur europian, duhet të shkojë në procedurë të rregullt, ndërsa çfarë do të ndodhë, ashtu siç thotë Kushtetuta, nëse sot e miratojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”.

Pendarovski  sqaroi se para një muaj Komisioni Evropian I ka dërguar një shkresë qeverisë ku thekson se flamuri evropian po keqpërdoret në Kuvend. Presidenti tha se para disa ditëve ambasadori i BE-së, David Geer ka shkuar në presidencë dhe ia ka përsërit vendimine komisionit Europian, se po keqpërdoret flamuri evropian në Kuvend

Ndërkaq,  BDI  ka reaguar pas vendimit të presidentit për mos dekretimin e ligjit të lojërave të fatiot duke e quajtur atë vendim për keqardhje. BDI në reagimin e tyre thekson se vendimi për miratimin e këtij ligji është vepër mirënjohje nga të gjithë qytetarët, duke filluar nga nënat e deri tek shoqatat e anti bixhozit.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Vendim për keqardhje i Pendarovskit. Dy vite me radhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë. Motivet i njohim të gjithë. Pas të gjitha bllokadave dhe obstruksioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët”.

BDI arsyetimin e Pendarovskit për mos nënshkrimin e këtij ligji e quajti “përrallë mbas darke” ku shtuan se do të vazhdojnë këtë betejë duke shpresuar edhe mbështetjen e deputetëve të tjerë të cilët janë kundër lojrave të fatit.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like