(VIDEO) Pendarovski kërkon të mos kufizohet puna e gazetarëve

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski pozicionohet në anën e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes. Pas vendimit të djeshëm të gjykatës kundër gazetarëve të IRL-së, për dokumentarin “Redaksia”, kundër Koço Angjushevit, dhe deklarimeve skandaloze të gjykatëses, ka reaguar shefi i shtetit. Pendarovski rikujton se liria e mediave është direkt e lidhur me shkallën e demokracisë dhe gazetaria është profesion i lirë dhe ashtu duhet t’i nënshtrohet principeve për vetërregullim.

Stevo Pendarovski, president

“Etiketime, diskreditim dhe tentime për rregullimin e gazetarëve dhe mediave ka pasur edhe në të kaluar, dhe jemi dëshmitarë që proceset e tilla nuk na dërgojnë deri te zhvillimi demokratik. Si vend kandidat për në Bashkimin Evropiane është e nevojshme të respektojmë standardet evropiane”.

Në arsyetimin e gjykatëses për vendimin kundër gazetarëve, ajo thotë se duhet t’i jepet të drejtë të drejtës private dhe jo lirisë së shprehjes.

Jovanka Spirovska Paneva, gjykatëse

“Unë vërtetë zbulova se duhet të mbrohet e drejta private  në rastin konkret dhe jo të drejtës së lirisë së shprehjes “

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar aktgjykimin e gjyqtares Jovanka Spirovska Paneva, e cila ka vendosur në rastin “Feroinvest kundër IRL-së”. “IRL nuk është medium dhe mund të përballet me ndalimin e punës”.

SHGM-ja ka përkujtuar që “Komploti kundër ajrit” IRL-ja kishte marrë edhe dy çmime në gazetari, ndërsa Këshilli i Nderit dhe Këshilli i Etikës ka vlerësuar që ky prodhim mediatik është në përputhje me Kodin Etik të gazetarisë.

E kryeredaktorja Sashka Cvetkovska thotë se gjykatësja po angazohet për të kufizuar të drejtën e gazetarëve për ushtruar lirshën aktivitetin e tyre.

 Sashka Cvetkovska, kryeredaktore e IRL-së

“Kjo gjykatë sot, në mënyrë të hapur bënë thirrje për censurë të mediumeve”.

Shoqata e Gazetarëve, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Këshilli për Etikë në Mediat, konsiderojnë se aktgjykimi paraqet një disfatë, e cila e vendos interesin privat të një biznesmeni të fuqishëm para interesit publik dhe interesit të qytetarëve dhe nuk u mor parasysh parimi i një pragu më të lartë të tolerancës ndaj kritikave që duhet të ekzistojë tek personat publik, veçanërisht ata që mbanin poste të larta publike.

Për këtë rast, si Federata Evropiane e Gazetarëve po ashtu edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kanë pasur një reagim për transparencën, por edhe për vetë vendimin.

Ndërkaq, ky vendim nuk mori vëmendjen e asnjë përfaqësuesi tjetër politik.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like