(VIDEO) Pendarovski: Amerikanët erdhën për ta krijuar “Listën e Zezë”

by admin
Spread the love

Vizita e ekipit amerikan të sanksioneve është me qëllim të skanimit të gjendjes në gjyqësor, por mesazhi politik nga kjo vizitë është që ne vetë duhet t’i përfundojmë punët në atë sferë, tha presidenti Stevo Pendarovski.  I pyetur rreth vuizitës së ekipit amerikan në Shkup, Pendarovski tha se ky ekip e ka vizituar vendin edhe më herët dhe kjo  bëhet për të krijuar më pas të ashtuquajturën “lista e zezë” e SHBA-së. Presidenti theksoi se ka një konfuzion të madh për atë ekip, për të cilin thotë nuk është  ekip hetuesish, nuk janë avokatë dhe nuk kanë pasur kontakte qoftë me prokurorë, qoftë me politikanë.

Stevo Pendarovski

 “Ata janë diplomatë nga Departamenti i Shtetit. Kanë ardhur më parë, do të vijnë në të ardhmen. Ata mbledhin informacione për atë që po ndodh në sferën e gjyqësorit dhe në mënyrë anonime e ta formojnë  të ashtuquajturën lintë të zezë ose listën e subjekteve nën sanksione. Dhe ai që është mesazhi më i rëndësishëm politik, që kam thënë dhe dua ta përsëris, është se do të gabojmë shumë, para së gjithash, ne që jemi politikanë përgjegjës në Maqedoni për momentin, nëse mendojmë se dikush tjetër do ta bëjë këtë punë për ne”.

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski, sqaroi se vizita e ekipit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollojnë korrupsionin në vend nuk është me ftesë të vendit tonë, por është rezultat i strategjive të përvijuara të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Dimitar Kovaçevski

“Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve të tyre, nuk ka pasur asnjë kërkesë për thirrje, por është pjesë e aktiviteteve të tyre në përballjen me korrupsionin, në vendet që ata i konsiderojnë si partnerë të tyre strategjikë”.

Ekipi i sanksioneve nga Uashingtoni që mbërriti në vend javën e kaluar, sipas njoftimeve të ambasadores amerikane, Angela Ageler, synon “të hedhë një vështrim më agresiv ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe të sotëm dhe të marrë në konsideratë të gjitha përgjigjet e mundshme”. Drejtësia  në Maqedoninë e Veriutend ka më problem dhe duhen ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

/SHENJA/

You may also like