(VIDEO) Pasaporta bullgare, Zaev i kërkon Arsovskës tërheqjen nga gara

by admin
Spread the love

Kryemnistri Zoran Zaev, në intervistën e tij për “Utrinski Brifing” ka akuzuar kandidaten e pavarur Danella Arsovska, duke pretendeduar se ajo posedon pasaportë bullgare. Zaev kërkoi nga Arsovska që të tërhiqet nga gara në zgjedhjet lokal, pasi siç tha ai, është e pandershme dhe poshtërim për qytetarët.

Zoran Zaev, kryeministër

“E vërtetoj se Danella Arsovska është shtetase e Bullgarisë. Kjo është çështje shumë serioze. Ajo nuk e mohon. E vërteta do të dalë deri në fund. Në Shkup zgjidhet kryetar komune, në Bullgari zgjidhet kryetar komune. Unë pretendoj se edhe Danela Arsovska është edhe shtetase e Bullgarisë. Problemi është politik, etik, i pandershëm. Duhet të njoftoj qytetarët. Pres që Arsovska të tërhiqet menjëherë, nëse e do pak Shkupin dhe shkupjanët. Ky është poshtërim”

Në lidhje me këto deklarata të Zaevit, ka reaguar Arsovska duke i mohuar këto pretendeime. Ajo tha se nuk posedon pasaportë bullgare, dhe sipas saj akuzat e tilla janë vetëm dëshmi të cilat tregojnë dobësinë e LSDM-së.

Danella Arsovska, kandidate e pavarur për qytetin e Shkupit

“I kam mohuar tërësisht këto pretendime dhe duhet të them se jo vetëm shkupjanët, por gjithë Maqedonia e di dhe beson se njerëzit që i shitën interesat kombëtare maqedonase, tani dy ditë para zgjedhjeve dalin me pretendime të cilat unë nuk mund t’i dëshmoj me procedura. Ata dinë të nxjerrin fotografi nga “Almanaku” – libri i maturantëve kurse nuk mund të nxjerrin certifikatën e të lindurve”.

Në lidhje me kërkesën e kryeministrit për tërheqjen e saj nga gara për të parin e Shkupit, Arsovska tha se nuk tërhiqet, dhe se është futur në garë duke e ditur se me çfarë do të ballafaqohet. Ajo madje shtoi se është mirë që i pari i Qeverisë ta mendojë dorëheqjen e tij.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like