(VIDEO) Pas Shqipërisë dhe Kosovës, edhe Maqedonia e Veriut i tërhoqi nga tregu salsiçet Wudy

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Pas Shqipërisë dhe Kosovës, edhe Maqedonia e Veriut ndaloi konsumimin dhe shitjen e salsiçeve Ëudy.  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinerisë ka urdhëruar tërheqjen e produkteve të mishit të përpunuar nga kompania Wuddy. Në këto produkte është konstatuar prania e bakteries Listeria monocytogenes që është shumë e dëmshme për shëndetin.

AUV

“Bazuar në njoftimin e marrë për një produkt të pasigurt të vendosur në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, salsiçe hotdog nga marka Ëudy, ku në një vend anëtar të BE-së, është konstatuar prania e bakteries Listeria monocytogenes ST 155, me pikë kontakti nga (RASSF) i Bashkimit Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë urdhëroi urgjentisht tërheqjen e serive të pasugurta të këtij produkti”.

Nga AUV thonë se në depot e kompanisë që importon të njëjtat produkte në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar 3.030 kg produkte, të cilat do të asgjësohen.

Konsumatiorët që kanë blerë salçiçete kontaminuara nuk duhet ti konsumojnë ato ose ti hedhin, por duhet t’i kthejnë në vendin ku janë blerë.

Qytetarët për çdo parregullsi që shohin në lidhje me sigurinë ushqimore mund të denoncojnë personalisht në Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë AUV-së.

Enis Murtezi /SHENJA/


You may also like