(VIDEO) Pas dy javëve nis ndarja e parave shtesë për kategoritë sociale

by admin
Spread the love




Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska,  informoi se   nga dhjetori i këtij viti, kategoritë sociale të qytetarëve do të marrin mbështetje financiare shtesë, si pjesë e pakos së re të masave anti krizë. Trençevska tha se me këtë mbështjetje , nuk do të përjashtohet mundësia e zgjerimit të listës së qytetarëve që janë identifikuar si kategori të prekura.

JOVANKA TRENÇEVSKA-MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Prindërit e vetëm, përfituesit e ndihmës së garantuar sociale, personat me aftësi të kufizuara që janë mbi 26 vjeç dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, personat që kanë kompensim sipas Ligjit përmes Agjencisë së punësimit, në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3000 denarë në muaj të ardhura shtesë”

 Ajo sqaroi se pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të ndahen në dy kategori. Kategoria e parë është me pension minimal deri në 11.525 denarë do të ketë të ardhura shtesë prej 1500 denarë në katër muajt e ardhshëm. Ndërsa kategoria e dytë e pensionistëve me pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë do të ketë të ardhura shtesë prej 750 denarë në muaj.

JOVANKA TRENÇEVSKA-MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Përfituesit e përkujdesjes së dikujt do të marrin 3000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm, ndërsa personat me dëmtime trupore do të marrin 750 denarë”.

Të gjitha këto kategori sipas Trençevskës, janë detektuar si kategoritë më të rrezikuara të cilat deri më tani nuk kanë marrë ndihmë dhe nuk kanë qenë  në pjesën e masave anti-krizë, por ajo tha se si qeveri e ndjekin situatën dhe nëse ka nevojë do të zgjerohet përfshirja.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like