(VIDEO) Partitë promovojnë kandidatët për deputetë

by admin
Spread the love

Këtë fundjavë  të gjitha partitë më të mëdha të Maqedonisë Veriut, do t’i promovojnë listat e tyre të kanditatëve për deputet.

Gjatë ditës së sotme VMRO-DPMNE dhe koalicioni  “Maqedonia juaj”,   promovuan kanditatët e tyre për deputet, ku siç njoftuan do të marrin pjesë në të gjitha njësit zgjedhore në vend.

Ndërsa sipas njoftimeve LSDM do të promovojë listat për deputetë të Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane të dielën.

Promovimi për kanditatë për deputetë pritet që këtë fundjavë të bëjnë edhe partitë shqiptare, sikurse “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI dhe koalicioni “VLEN” i opozitës shqiptare.  Ndërkaq, partia ZNAM  dhe partia “Levica” garojnë të pavarura në zgjedhje.

Pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 2 prill. Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për 8 maj, ndërsa javën e ardhshme më 4 prill fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, për të cilat raundi i parë do të votohet më 24 prill.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like