(VIDEO) Osmani: Zaharieva më kërkoi të pranojmë se maqedonishtja rrjedh nga bullgarishtja

by admin
Spread the love

Sipas ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, oferta e Bullgarisë për zgjidhjen e problemit mes dyja vendeve ka qenë që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase rrjedhë nga bullgarishtja, ndërsa kombi maqedonas ka dalë nga tentimi për ndarje nga Perandoria Osmane. Këtë e zbuloi Osmani në brifingun me gazetarë, ndërsa këtë propozim tha se ia kishte bërë ministrja e atëhershme e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Por, që të dy këto propozime, siç bënë të ditur Osmani, janë refuzuar menjëherë.

Ndërsa tani për tani, Osmani shton se nuk ka ide për nënshkrimin e një marëveshjeje të re me Bullgarinë. Ai pret që vizita e kryeministrit të ri Kirill Petkov në Shkup, të bëhet që në muajin janar.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Së pari, duhet të formohet Qeveria këtu tek ne, diku në mesin e janarit dhe atëherë ndoshta për të parën herë pas tetë muajsh do të kemi dy Qeveri politike në të dy shtetet që kanë problem, Bullgaria dhe vendi ynë. Kjo në vetvete ofron një mundësi më të mirë për bisedë kuptimplote dhe tejkalim të dallimeve. Kështu që, pres që vizita e paralajmëruar e Petkov të realizohet që në muajin janar dhe kjo të vërtetoj edhe një dinamikë, parashikim për periudhën e ardhëshme”.

Më tej, ministri Osmani tha se Maqedonia e Veriut e ka merituar që t’i filloj bisedimet me BE-në.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Mendoj se e kemi merituar që t’i nisim bisedimet, kërkojmë diçka që është e jona dhe është e merituar dhe vlerësoj se nuk duhet të lëmë hapsirë që ngadalë kjo çështje të hyj në një konflikt të ngrirë”.

Aktualisht përfaqësuesit e pushtetit ringjallën shpresë te qytetarët se deri në fund të dhjetorit do të mund të merrnim dritë jeshile për nisje të negociatave më Bullgarinë.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like