(VIDEO) Osmani: Të mendojmë për të ardhmen tonë

by admin
Spread the love

Në prag të fillimit të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese të caktuar për këtë të premte,  ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përmes profilit të tij në Fejsbuk bën thirrje që siç ka shkruar ai “të mos lejojmë të defokusohemi dhe çorientohemi, por ta ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani kur jemi në finale të defokusohemi, çorientohemi, por të ruajmë kursin dhe përgjegjsinë prindërore para gjeneratave të ardhshme.Tani është momenti”.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut,  në postim potencon se për muaj të tërë kanë ardhur miq dhe ministra nga e gjithë bota dhe i kanë   inkurajuar me  këshilla miqësore që të fokusohen  në këto sfida dhe ta  kapërcejnë këtë pengesë të fundit formale para hapjes së horizontit të madh të kapitujve të negociatave.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like