(VIDEO) Osmani kritikon VMRO-në: Çfarë fjalori është ky: “ta kthejmë maqedoninë të bëhet e jotja”

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Frontit Europian në kuadër të fushatës ka takuar banorët e Vrapçishtit. Kryetari i Bashkimit Demokratik Për Intergrim, dhe njiherit edhe bartës liste në njësin zgjedhore numër 6, Ali Ahmeti, theksoi se Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ju lus të gjithë ju dhe familjet e juaja, të solidarizohemi dhe më 24 prill të votojmë Bujar Osmanin, si më të merituarin dhe më e merituara kandidaturë. Gjithashtu më 8 maj, të mobilizohemi dhe të organizohemi, të fitojmë bindshëm për përfaqësim edhe më të fortë, për organizim edhe më të mirë, të të gjitha instutucioneve, sepse vërtet në kuadër  të frontit ka cilësi, njerëz të profileve e specializimeve nga më të ndryshmet të merituar dhe që do të jenë në dobi të popullatës”.

Kandidati për president nga ky koalicion, Bujar Osmani, deklaroi se kanë mbetur vetëm edhe disa, që qytetarët do t’i thojnë “Jo Izolimit”. Gjatë këtij takimi me qytetarët, nuk munguan as kritikat e Osmanit ndaj VMRO-DPMNE-së, ai komentoi slloganin e tyre, të cilët garojnë në këto zgjedhje.

BUAJAR OSMANI, FRONTI EUROPIAN

“Sot duke ecur nëpër Shkup, pashë billbordat e partisë opozitare, VMRO DPMNE. Shkruante “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”, kinse Maqedonia nuk paska qenë e tyre, e paskemi marrë ne, për shkak se kemi kryeministrin, Talat Xhaferin, për shkak se e kemi Ministrin e Jashtëm ose Ministrin e Financave. Çfarë fjalori është kjo vëllezër e motra, në Shekullin 21, ‘ta kthejmë Maqedoninë për ty”!.

Drejtuesit e Fronit Evropian thanëp se me votën demokratike më 24 prill dhe 8 maj do t’ia dalin të vazhdojnë hapin e tyre  drejt horizontit të Europës, siç thanë, të përforcohet barazia dhe të t’i thuhet JO Rusisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like