(VIDEO) Opozitarët vënë në presion krerët e shtetit, nga erdhën sulmet hibride

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO DPMNE vazhdon të kërkojë përgjegjësi nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe zv/kryeministri Bojan Mariçiq, për shkak të dështimit të hapjes së negociatave me BE-në dhe mossuksesin në bisedimet me Bullgarinë. Sipas VMRO DPMNE-së, qeveria ndryshoi qëndrim pas reagimeve në opinion sepse ishte gati të pranonte propozimin francez, ndërsa akuzat për sulme hibride sipas tyre janë shpërqendrim i opinionit nga këto dështime.

VMRO DPMNE
“Është logjike të shtrohet pyetja nëse me defokusimin e opinionit me sulmin e pretenduar hibrid në vend, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë për debaklin e plotë në negociatat me Bashkimin Evropian dhe për proceset negociatore të shkatërruara përgjithmonë. Gënjeshtrat dhe manipulimet se nuk e kishin parë apo nuk e kishin marrë propozimin francez, u shembën si kullë letrash, ndaj nën presionin e qytetarëve dhe VMRO-DPMNE-së, Kovaçevskit iu desh të tërhiqej dhe të luante rolin e një patrioti të shqetësuar”.

Por LSDM nga ana tjetër thotë se partia e Hristijan Mickoskit përmes gënjeshtrave në opinion tentoi të sabotojë pozicionet shtetërore në bisedimet me Bullgarinë. Mickoski duhet të kërkojë falje sipas tyre për të gjitha ato që tha e që dolën të pavërteta.

LSDM
“VMRO DPMNE, në periudhën kur po zgjidhej procesi i integrimeve evropiane të vendit, shpërndau gënjeshtra përmes të cilave u përpoq të minonte pozitat shtetërore me Bullgarinë, frikësonte opinionin duke thënë kinse janë shitur gjuha maqedonase, identiteti dhe historia maqedonase, gënjeu për njëfarë asimilimi dhe bullgarizimi të shtetit. Mickoski duhet të dalë nga matrica destruktive dhe në vend të interesave të mentorit të tij Nikolla Gruevski, në vend të punojë për qendra të tjera, më në fund të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve”.

Pas një jave heshtje, qeveria e Maqedonisë së Veriut të enjten i tha jo propozimit francez për marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos. Arsyetimi i Qeverisë ishte se nuk dëshironin të shprehnin qëndrimin publik që të mos ndikojnë në krizën e brendshme në Bullgari, ku qeveria po përballej me mocion votëbesimi.  /SHENJA/

 

 

You may also like