(VIDEO) Opozitarët kritikojnë politikat qeveritare për pandeminë

by admin
Spread the love

Instituti i Shëndetit Publik njofton se pas Shkupit, Manastiri, Kumanova dhe Kavadari  janë me më shumë  raste aktive në vend. Ndërkohë, sipas statistikave deri më tani janë 600 pacientë të hospitalizuar me Kovid 19.

INSTUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Manastiri me 1.368 raste aktive, Kavadari 863 dhe Kumanova 836 dhe janë qytetet me më së shumti raste aktive në Maqedoni pas Shkupit i cili ka më shumë se gjysma e rasteve aktive ose 9.614 raste”.

Nga ISHP më tej bëjnë të ditur se, më  pas vjen Prilepi, Tetova dhe Strumica, kurse qyteti i Dojranit mbetet qyteti me më pak raste aktive si gjatë gjithë pandemisë me 12 momentalisht, Dibra 20, Pehçevë 22 dhe Demir Kapi 30.

Në Maqedoninë e Veriut  janë 18.909 raste active të prekur me kovid 19, ndërsa kanë humbur jetën që  nga fillimi I pandemisë deri më sot 8.362 persona.

Për situatën e krijuar nga pandemia ka reaguar sërish VMRO-ja opozitare. Partia vlerëson se paaftësia për të menaxhuar situatën me virusin ka shkaktuar vdekkjen e 1800 qytetarëve për një javë .

VMRO-DPMNE

“Që në fillim të pandemisë, të gjitha masat e marra nga qeveria u vonuan dhe nuk dhanë asnjë rezultat në parandalimin e përhapjes së infeksionit, duke treguar kështu se autoritetet shëndetësore nuk kanë asnjë strategji apo kapacitet për të mbrojtur qytetarët nga korona virusi”.

Ata mandej bëjnë thirrje që mësimi për gjysmëvjetorin e dytë   nga klasa e katërt deri të nëntën të vazhdon online gjatë dy javëve të ardhshme, ndërsa nga klasa e parë  deri të tretën të filloj me prani fizike.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like