(VIDEO) Opozita shqiptare pyet për interpelancën e Jovevskit: Pse Xhaferi nuk e vendos në rend dite?

by admin
Spread the love

Partitë opozitare shqiptare pyesin kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe partitë në pushtet BDI dhe Aleanca për Shqiptarët se përse po vazhdojnë të heshtin, për interpelancën e  opozitës për kryeprokurorin Lubomir Joveski. Safije Sadiki Shaini, në emër të partive opozitare, ka vlerësuar se edhe pas 15 ditësh, kryeparlamentari Xhaferi nuk e ka vendosur interpelancën në rend dite edhe pse e ka obligim ligjor.

Safije Sadiki Shaini, Alternativa

“Heshtje dhe, madje, mashtrim me opinionin kemi edhe nga kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti. Në vend se të deklarohet për interpelancën tonë, sepse –fundja – ajo ka të bëjë me së paku 14 jetë të humbura në spitalin modular të Tetovës, ai vazhdon të brengoset më shumë si ta shpëtojë Nikolla Gruevkin, si ta marrë edhe një herë pushtetin, si të mashtrojë edhe një herë me temën e presidentit konsensual dhe gjepura të tjera, që veç temën qendrore – a është ai për shkarkimin e Lubomir Joveskit apo jo? – nuk e ka askund”.

Më dëshpëruese se heshtja e Ali Ahmetit dhe BDI-së dhe heshtja e Talat Xhaferit, thonë se për ta është heshtja e deputetëve dhe e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari,  të cilët jo vetëm që nuk e kanë nënshkruar interpelancën, por as nuk janë deklaruar se a e mbështesin ose jo.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like