(VIDEO) Opozita bllokon katër akse rrugore, reagon ministria e brendshme

by admin
Spread the love

VMRO opozitare protestat I vazhdoi me bllokadë rrugësh kundër propozimit francez. Përveç bllokadës përpara Qeverisë, për rreth një orë  u bllokuan edhe autostradat Shtip-Veles, Strumicë-Radovish, dhe Pletvar-Prilep.  Demonstruesit në shenjë revolte lanë makinat e tyre në mes të rrugëve në mënyrë që të mos kalonte askush.

Nga partia opozitare thonë se tani më është dita e shtatë që kur qytetarët maqedonas i thonë jo propozimit francez dhe Qeveria duhet ta dëgjojë zërin e popullit dhe nuk duhet t’i shesë interesat kombëtare.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Sot fillojmë me bllokadat në disa vende të Maqedonisë së Veriut. Populli i bën thirrje Qeverisë dhe udhëheqësisë së shtetit t’i thotë jo ultimatumit, të mos mundohet përmes Kuvendit të bëjë diçka, për të cilën ka një makineri deputetësh, për të cilët e dimë se do të votojnë ‘për’. Qeveria është përgjegjëse përpara këtij populli dhe nuk mund t’i shesë interesat kombëtare të qytetarëve maqedonas”

Por nga  Ministria e Punëve të Brendshme thonë se bllokimi i autostradave dhe rrugëve kryesore është kundër ligjit. Nga MPB thonë se mbledhjet publike, sipas ligjit, nuk mund të mbahen në autostrada.

MPB

“Në bazë të ligjit mbledhja publike me qëllim të shprehjes paqësore të mendimit ose protestës mund të mbahen në çdo vend të përshtatshëm përveç në objektet shëndetësore, në kopshte apo shkolla, në autostrada dhe rrugë kryesore. Organizuesit e protestave janë të detyrar të ndalojnë mbajetjen e mbledhjes publike, nëse rrezikohet jeta, shëndeti, siguria, siguria personale e njerëzve dhe pronës”

Nga MPB gjithashtu shtojnë se do të ndalojnë mbajtjen e tubimeve publike në rast se mbajtja e tij është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare që  parashikojnë detyrimin për mbarëvajtjen e trafikut.  Ministra  e Brendshme apelon deri tek qytetarët që të respektojë ligjet, të ruaj rendin, qetësin dhe sigurinë e vendit.

Ndërkaq, protesta e ditës së djeshme e cila ishte e gjashta me radhë ishte kryesisht e qetë dhe pa incidente, ndërsa për ditën e nesërme për nder të festës së Kurban Bajramit nuk do të protestohet,  por ditë e diel do të vazhdojë bllokada.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like