(VIDEO) OEMVP reagon ndaj masave anti covid-19 të qeverisë së Kosovës

by admin
Spread the love




Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri perëndimore ka reaguar ndaj masave anti kovid të caktuara nga Qeverisa e Kosovës që kanë të bëjnë kryesisht me hyrje daljet në këtë shtet. Sipas tyre kjo masë është barrier shtesë për bizneset dhe ekonominë.  OEMVP vlerëson se me këto masa vështirësohet liria e lëvizjes meqë edhe një pjesë e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

OEMVP

“Masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes. Nisur nga fakti që ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, vlerësojmë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, duke mos lejuar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, gjë që nuk përkon edhe me logjikën ekonomike në këtë periudhë.

OEMVP I bën thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë.

Pak ditë më parë ministri I Shëndetësisë Bekim Sali I kërkoi homologut të tij kosovar Rifat Latifi rishqyrtim të kësaj mase.

Ndërkaq, dy banorë të Kukësit janë vënë nën hetim pasi një ditë më parë organizuan protestë kundër masave anti kovid në Pikën Kufitare të Morinës. 64-vjeçari dhe 37-vjeçari akuzohen për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, pasi protestuan për rregullat anticovid të vendosura nga qeveria kosovare.

Sipas qeverisë së Kosovës, nga 22 janari  të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të kenë tri doza të vaksinës ose dy doza të vaksinës e testin PCR, masa që janë të vlefshme deri më 4 shkurt. Kjo masë e Kosovës është kundërshtuar edhe nga Maqedonia e Veriut. /SHENJA/


You may also like