(VIDEO) Oda e veterinerëve kërkon ndihmë nga qeveria, nuk i përballojnë dot çmimet

by admin
Spread the love

Gjendja financiare e shoqatave veterinare është alarmante. Mbijetesa e tyre është në pikëpyetje dhe kjo mund të ketë implikime të paparashikueshme në blegtori si dhe në përballjen me sfidat aktuale dhe të ardhshme shëndetësore, paralajmërojnë nga Oda Veterinare. Për shkak të kësaj situate, Oda ka reaguar edhe një herë me shkresë drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski. Siç theksojnë nga oda shoqatat veterinare nuk kanë realizuar të ardhura në bazë të aktiviteteve me interes publik, nuk kanë akumulim të mjeteve dhe nuk mund të sigurojnë as mjete minimale për pagesën e të ardhurave personale.

ODA E VETERINARËVE

“Duke mos dëshiruar pasoja të dëmshme për shtetin, si protesta dhe ndërprerje pune, japim edhe një herë alarmim dhe bëjmë thirrje për reagim të shpejtë dhe efektiv të të gjitha institucioneve përgjegjëse. Në kontaktet e shumta, parashtruam shumë argumente për të shfaqur gjendjen absurde të punës së nënvlerësuar të doktorit të mjekësisë veterinare,  përfshirë në aktivitete me interes publik, që nga çmimet shumë herë më të ulëta në krahasim me ato të rajonit”.

Drejtori ekzekutiv i Odës, Tomisllav Nikollovski, ka sqaruar se në mënyrë të përsëritur, përmes formave të ndryshme, kanë insistuar që të zgjidhet kjo situatë e pafavorshme – përmes korrigjimit të çmimeve, paradhënies së aktiviteteve dhe lehtësimeve tatimore, për shkak të kërkesës së parealizuar për uljen e TVSH-së për shërbimet  veterinare në 5 %.

TOMISLLAV NIKOLLOVSKI DREJTOR I ODËS VETERINARE

“Epilogu i vetëm i angazhimeve që përmend është rritja me 10 për qind e çmimeve për aktivitetet me interes publik, gjë që në kushtet e inflacionit të vitit aktual dhe rritjes enorme të çmimeve të energjisë dhe shpenzimeve të jetesës, as që ka”

Sot Oda Veterinare organizon një takim me përfaqësues të shoqatave veterinare për të diskutuar gatishmërinë, masat e ardhshme, problemet dhe vështirësitë në zbatimin e aktiviteteve.

Medija Ajeti /SHENJA/

 

You may also like