(VIDEO) Nuredini: Amvisëritë sërish do të ngrohen me energji elektrike

by admin
Spread the love

Amvisëritë do të vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike dhe nuk do të ngrohen me dru dhe me këtë të ketë rritje të ndotjes së ajrit këtë dimër. Kështu mendon Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Sipas tij, propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk është përfundimtar dhe se shteti jep subvencione për inverterë, përdorimin e peletit apo mjete tjera, si pompat e nxehtësisë dhe efikasitetit energjetik të objekteve

 Naser Nuredini, ministër i Mjedistit dhe Planifikimit Hapësinor

“Së pari nuk është finalizuar propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por kam dëgjuar se ka mundësi që rritja të jetë hap pas hapi, por për shumicën e qytetarëve çmimet mbeten të njëjta. Pra, ne nuk presim që familjet të përdorin një burim tjetër ngrohjeje. Natyrisht, tashmë në vend kemi subvencione të shumta: për inverterë, për përdorimin e peletit apo mënyra të tjera, si pompat e nxehtësisë. Duam që qytetarët të shfrytëzojnë subvencionet. Ne duam të inkurajojmë qytetarët që të zëvendësojnë përdorimin e ngrohjes së shtëpisë me dru apo materiale të tjera ndotëse. Në fakt, nuk mendoj se ndotja do të rritet këtë vit”

Nuredini në një intervistë për Radio Evropa e Lirë shtoi  se kriza energjetike  nuk është vetëm në vendin tonë, por e njëjta situatë është në të gjithë Evropën.

Naser Nuredini, ministër i Mjedistit dhe Planifikimit Hapësinor

“Në të njëjtën kohë, ne si vend planifikojmë dhe punojmë, dhe tashmë kanë filluar disa projekte, për të investuar në energjinë e rinovueshme, që do të thotë diellore, të erës etj. Tani jemi edhe në fazën finale të procedurës së një tenderi i cili do të jetë themeli i strategjisë sonë energjetike në të ardhmen”

Ministri tha se për ndotjen e ajrit nuk ka zgjidhje brenda natës, por interverët janë shumë efikas dhe vërehet se në 4-5 vitet e fundit ka ulje të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut. Siç bëri me dije ministri, 40 për qind e ndotjes së ajrit ne vend ndodh si pasojë e biomasave, apo përdorimi i tepërt i drurit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like