(VIDEO) Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve ka nisur shit-blerja e votave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë para raundit të dytë zgjedhjeve ka nisur shit blerja e votve.  “A1on” ka publikuar disa pamje ku shihet se disa qytetarë të përkatësisë Rome, banorë të Gjorçe Petrovit, të cilët ia lënë ndokujt letërnjoftimet e tyre  një ditë para raundit  të dytë të zgjedhjeve. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për blerje të votës, një ditë para zgjedhjeve, në kohën  e heshtjes zgjedhore. Sipas asaj që shihet në video, kjo ka ndodhur në një oborr shtëpie, ku dhjetra qytetarë romë kanë qenë të thirrur për t’i sjellë kartat e identifikimit të tyre.  Gjithashtu, shihet se si fotokopjohen letërnjoftimet e tyre, dhe jepen para kesh, për të garantuar votën e tyre që do ta japin për një kandidatë të caktuar. Policia është e informuar dhe ka intervenuar, ndërsa infomacionet do të bëhen të ditura më vonë.

Ndërkaq, Prokruroria Themelore Publike në Dellçevë ka vepruar pas marrjes së njoftimit se me datë 29.10.2021 në selinë e partisë politike në Kamenicë të Maqedonisë, kandidati për këshilltar i ka dhënë  1.000 denarë një personit me të drejtë vote për të votuar për një parti politike të caktuar.

You may also like