(VIDEO) Një 46 vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku

by admin
Spread the love

Në ditën e djeshme një 46 vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar në afërsi të fshatit Kolari. Sipas njoftimeve të policisë, automjeti që drejtohej nga 46 vjeçari ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Gjithastu, në aksident ka mbetur e plagosur rëndë një pasagjere e mitur në makinë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kolari, automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46) nga Shkupi, i cili ka dalur nga rruga dhe ka rënë në lumë”.

Njëkohësisht nga plagët e marra personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.  Vendin e ka kontrolluar ekipi inspektues nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kërçovës. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like