(VIDEO) Nisma e VMRO-së për referendum, deri në mesnatë pritet përgjigja e Xhaferit

by admin
Spread the love




Sonte në mesnatë skadon afati për prononcimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi rreth nismës së VMRO DPMNE-së për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum. Pas udhëtimeve zyrtare, Xhaferi është kthyer në punë por ende nuk është prononcuar rreth nismës së opozitës. Nga kabineti i Xhaferit vetëm shkurt thonë se nuk kanë një qëndrim zyrtar nga kryeparlamentari.

KABINATI I KRYETARIT TË KUVENDIT
 Të nderuar, akoma nuk kemi informatë nga kryetari i Kuvendit rreth nismës së VMRO DPMNE-së. Sapo të kemi informacion, menjëherë do ju njoftojmë”.

Sipas procedurës, Xhaferi duhet të vlerësojë nëse nisma e VMRO DPMNE-së është e rregullt ose jo. Nëse merr dritën jeshile nga kryeparlamentari, nisma i dorëzohet Komisionit Juridik Ligjvënës dhe Komisionit për Sistem Politik. Nëse Xhaferi e cilëson si jo të rregullt, atëherë nisma mund të kalojë në seancë plenare dhe deputetët të vendosin rreth rregullsisë së saj. VMRO DPMNE që nga java e kaluar shpreh dyshimet se partitë në pushtet do të pengojnë nismën për referendum përmes procedurave parlamentare. Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski dje tha se janë të gatshëm të korrigjojnë nismën dhe ta dorëzojnë atë me emrin zyrtar të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut, vetëm e vetëm që të mos lënë hapësirë për pengesa procedurale.

Nëse nisma e VMRO DPMNE-së kalon filtrat e Kuvendit, atëherë kryeparlamentari njofton VMRO DPMNE-në që të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për inicimin e referendumit. Për referendum duhen 150 mijë nënshkrime qytetarësh. Opozita njoftoi se përmes referendumit do të kërkojë verdiktin e qytetarëve nëse janë pro ose kundër Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, të arritur në vitin 2017. /SHENJA/


You may also like