(VIDEO) Nis skriningu i popullsisë për imunitet nga koronavirusi

by admin
Spread the love




Autoritetet e Shëndetësisë në vend sot  kanë  filluar testimin skrining, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj Kovid-19 ka popullata në vend, për të ndihmuar Komisionin për Sëmundje Infektive në planifikimin e masave të ardhshme. Testimi është planifikuar të bëhet tek 1.000 persona në Shkup, por ekziston mundësia që të zgjerohet në të gjithë vendin për të marrë të dhëna më reale për imunizmin në këtë moment.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçovski, disa ditë më parë informoi se testimi i tillë është bërë para një viti dhe ka treguar se rreth 30 për qind e të testuarve kanë qenë seropozitiv, respektivisht, kanë pasur imunitet, që ka ardhur ekskluzivisht për shkak të sëmundjes.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka njoftuar se do të realizohet edhe  analizë serologjike në të gjithë territorin e vendit. Sipas ministrit, kjo analizë do të tregoјë se sa është e vaksinuar popullata e Maqedonisë së Veriut, sa persona kanë kaluar virusin, dhe në bazë të këtyre rezultateve do të ketë pasqyrë më reale.

Ndërkaq, vaksinimi në Maqedoninë e Veiru vazhdon me një tempo të ulët. Të imunizuar janë 41 për qind e popullsisë, por sips të parit të shëndetësisë, kjo përqindje mund të rritet, përshkak që 60 për qind e popullsisë kanë fituar imunitet në mënyrë natyrore.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like