(VIDEO) Nikollovski: Serbia do të heqë kufizimin e eksportit të vajit

by admin
Spread the love

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, njoftoi se Serbia do e heq ndalesën edhe për eksport të vajit. Këtë e tha pas vizitës në kompaninë për prodhimin e vajit për ushqim “Briliant”, nga ku bëri me dije se kanë bërë pagesën e subvencioneve për fermerët që merren me prodhimin e luledillit, me qëllim që të zmadhohet prodhimi.

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë

“E dijmë që për kompanitë më me rëndësi është që të kenë lëndët e para vendase, prandaj vendosëm fokus të veçantë në rritjen e prodhimit bujqësor primar të lulediellit përmes pagesës së subvencioneve dhe masave të tjera për rritjen e zonave me këtë kulturë bujqësore. Edhe këtë vit, i kemi paguar subvencionet e lulediellit, që fermerët të mund të mbjellin dhe të kenë para për harxhimet e prodhimit. Dje, Agjensioni për pagesë ka paguar 45 milionë denarë subvencione për luledielli për 24 753 fermerë”.

Pronari i kompanisë “Briliant” Sasho Naumovski pranoi se me qëllim nuk kanë lëshuar vaj për shitje nëpër markete, sepse nuk e  kanë pasur të qartë vendimin qeveritar për çmimin e vajit. Ndërkaq, i pyetur se a do të rritet çmimi i vajit, ai nuk ka përgjigje të saktë.

Sasho Naumovski, pronar i kompanisë “Briliant”

“Ne jemi prodhuesit më të mëdhenj të vajit, rreth 60%. Ne një periudhë nuk lëshuan vaj në përdorim me qëllim,  përshkak se nuk e kishim të qartë vendimin për mënyrën e  formimit të çmimit të vajit. Pasataj kjo u sqarua nga isntitucionet shtetërore, sepse nuk duam të kemi problem nëse diçka gabojmë me çmimet. Porositë janë stopuar. Tash është normalizuar dhe mendoj se sasitë do të jenë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tregut. Sa i përket rritjes së çmimit të vajit, të djeshit i di, të sodit nuk i di, të nesërmen se si do jetë askush nuk e di”.

Ministri Nikollovski po ashtu bëri me dije se Qeveria e ka vazhduar ndalesën për eksport të grurit dhe thekrit, elbit, misrit, miell nga gruri dhe thekri, farës së lulediellit dhe vajit nga fara e lulediellit, edhe për 30 ditë tjera, gjegjësisht deri më 15 prill.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like