(VIDEO) Nga 1 dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Partia në pushtet LSDM, premton se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet dhe se përsëri do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike nga 1  dhjetori. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, pasi sipas tyre, do të ketë edhe furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike dhe ngrohje për të gjithë.

LSDM

“Institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja në sezonin e kaluar të ngrohjes, në kushte krize dhe pasigurie, treguan kapacitete dhe përkundër skenarëve të opozitës, nuk pati kufizime, as rritje të çmimit të energjisë elektrike. Prodhimi vendor i energjisë elektrike po rritet ndjeshëm, me investime serioze në burimet e ripërtëritshme, të cilat me energji nga dielli, era dhe uji maqedonas, mbrojnë mjedisin dhe ulin faturat e qytetarëve”.

Nga LSDM, më tej theksojnë se përveç termocentralit fotovoltaik të sapohapur në Novaci, ka edhe disa investime të tjera të mëdha, si parku agrovoltaik Stipion, ndërtimi i hidrocentralit të Cebrenit me vlerë mbi një miliard euro dhe parku i erës së Virovit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like