(VIDEO) Nesër protestë në mbrojte në Kosovës para ambasadës së Serbisë në Shkup

by admin
Spread the love

Kryetari i i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani,në profilin e tij në Facebook,  ka bërë thirrje publike për një protestë të enjten më 29 dhjetor para Ambasadës së Republikës së Serbisë në Shkup,  për t’i dhënë mbështetje sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe për të protestuar për pretendimet territoriale që Serbia i shfaq në Veri të Kosovës.

SHPËTIM POLLOZHANI-KRYETAR I SHOQATËS SË ISH TË BURGOSURVE POLITIKË SHQIPTARË

“Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rrënda në kufirin verior të Kosovës. Me këtë rast e ftojmë Shqipërinë të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ndërkaq, kjo  protestë është mirëpritur edhe nga partitë shqiptare, mbështje mënjëherë kanë ofruar nga partia Alternativa.

ALTERNATIVA

“Duke gjykuar se Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga rreth 120 shtete të botës, mes të cilave edhe nga SHBA-ja, shumica e vendeve të BE-së, si edhe nga Maqedonia e Veriut, pikërisht në frymë të vlerave perëndimore dhe duke iu kundërvënë agresionit serb mbi Kosovën, AlternAtivA ka vendosur ta mbështesë protestën”

Me të njejtën vijë qendron edhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët  u bëjnë  thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre që  t’i bashkohen protestuesve.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Aleanca për Shqiptarët dënon veprimet destabilizuese e luftënxitëse të bandave të kontrolluara nga Beogradi në veri të Kosovës. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit”.

Nga Lëvizja Besa, të cilët po ashtu mbështesin këtë protestë,  deklarojnë se Serbia duhet të ketë të qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.

LEVIZJA BESA

“Serbët e Kosovës duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë pjesë e Republikës së Kosovë dhe duhet të respektojnë institucionet dhe rendin kushtetues të Kosovës dhe mos lejonë që për politikë ditore të bëhen instrument i pushtetarëve serb të cilët për interesa të huaja po tentojnë që të destabilizojnë Kosovën”.

Ndërkohë, Shoqata  u ka bërë thirrje të gjitha  partive politike shqiptare, shoqatave joqeveritare dhe qytetarëve që t’i bashkohen nismës. Protesta është planifikuar që të fillojë prej orës 13:00.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like