(VIDEO) Nesër çmim i ri i energjisë elektrike, kush harxhon më pak do të ketë faturë më të ulët

by admin
Spread the love

Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi që TVSH-ja e faturave të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël  të rritet nga 10 në 18% nga 1 korriku, konfirmoi ministri i financave, Fatmir Besimi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pse Qeveria nuk është angazhuar që energjia elektrike edhe më tej të ketë TVSH prej 10%, Besimi tha se nuk do të ketë intervenime ligjore.  Sipas tij, po bëhen përllogaritje dhe së shpejti do të dihet cili është efekti i bllok tarifave dhe i TVSH-së.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Me bllok tarifat targetohet mbështetja për energjinë elektrike të amvisërive që janë me të ardhura të ulëta, ku ka edhe program në Ministrinë e ekonomisë, por edhe me bllok tarifat arrihet që ata që shpenzojnë më pak të kenë çmim më të ulët”.

Sipas ministrit të Financave, metodologjia e re ofron mundësi që të krijohet një strukturë e tillë e konsumit për të motivuar kursimin.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Meqë tashmë ekziston një metodologji e re, e cila është prezantuar nga Komisioni Rregullaor i Energjetikës, e cila në fakt është duke u ridizajnuar siç e kemi paralajmëruar atëherë, kjo do të thotë se masat janë duke u përshtatur vazhdimisht me nivelin dhe formën e krizës në të cilën ndodhemi dhe çmimet që duam të arrijmë. Me metodologjinë e re është e mundur të bëhet një strukturë e tillë konsumi, për të motivuar kursimin. Së dyti, vendosja e tarifave me katër blloqe do të thotë se ata që kanë nivel më të ulët të konsumit kanë çmim më të ulët”.

Çmim më i ulët i energjisë elektrike dhe kosto më e ulët për amvisëritë ishte qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimit në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar të Ministrisë së Financave, të miratuar më 15 korrik 2021 nga Kuvendi.  Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, shkalla e tatimit për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë u ul nga 18 në 5 për qind. /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like