(VIDEO) Negociatat, të mërkurën eurodeputetët votojnë për ndarjen e Tiranës nga Shkupi

by admin
Spread the love




Të mërkurën e javës së ardhshme do të jetë prova e parë zyrtare nëse institucionet evropiane do të mirëpresin ose do të kundërshtojnë kërkesën e qytetarëve shqiptarë për ndarjen nga Maqedonia e Veriut kur BE të vendosë për negociatat në muajin Qershor. Në amendamentet e paraqitura për progres raportin e ri kërkohet që Shqipëria të vlerësohet veçmas nga Maqedonia për reformat e kryera për hapjen pa vonesë të negociatave  të anetarësimit në BE.

Këshilli Evropian ka dështuar të përmbushë premtimin e BE-së për të nisur pa vonesa të metejshme  negociatat me Shqipërinë.

Jemi thellësisht të shqetësuar se kjo vonesë përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi pasi po dëmton reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik.

Propozimet mbajnë firmën e eurodeputetëve bullgare që ashtu si qeveria e tyre mendojnë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vëna dhe nuk duhet të mbetet më peng i Shkupit. Ndër 279 amandamentet që do të hidhen në votim me 20 Prill kërkohet që të vijojë dialogu ndërpartiak për reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale. Po ashtu vlerësohet zgjatja me konsensus mes partive parlamentare të mazhorancës dhe opozitës mandatit të organeve të vetingut të paktën deri më 31 Dhjetor 2024.

Draftrezoluta pritet të kalojë për votim në seancat plenare në vijim të PE. /SHENJA/


You may also like