(VIDEO) Në Wikipedia Bujar Osmani quhet “Bugar Osmanov”, Pendarovski- “Stevo Stoka”

by admin
Spread the love




Në Wikipedia janë shfaqur emra të rinjë për Presidentin e shtetit Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Nga Stevo Pendaravoski, Presidenti është emëruar me Stevo Stoka, ndërsa emri i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani është shkruar Bugar Osmanov.
Ata që ndryshuan emrin e Pendarovskit aludojnë në deklaratën e tij të mëparshme, në të cilën ai tha se “qytetarët futeshin në autobusë si mallra dhe dërgoheshin për të votuar”.
Një administrator i panjohur gjatë ditës ka ndryshuar përmbajtjen e faqes në Wikipedia në anglisht të ministrit të Punëve të Jashtme dhe në vend të emrit të tij Bujar Osmani është shkruar Bugar Osmanov.
Për një kohë të shkurtër në faqen ngjitur me foton shkruhej “Bulgarian Lonely”. Për momentin, përmbajtja origjinale e faqes është rikthyer.
Ndërkaq, emërtime të këtilla kishte edhe gjatë protestave të organizuar nga Vmro-ja opozitare , për propozimin francez, ku protestuesit duke aluduar në rëndësinë e emrin, të njëjtën gjë e bënin me ndryshimin e emrave të ministrave, Sipas tyre, ata që kanë qenë pjesëmarrës në qeveri dhe kanë dhënë dritë jeshile për të ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut, ishin cak i ndryshimeve të emrave nga ana e protestuesve.
Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like