(VIDEO) Ndihma financiare nga BE është e mirëseardhur për Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love




Bashkimi Evropian ka premtuar 500 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në Ballkanin Perëndimor, tha të mërkurën kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Maqedoninë e Veriut në vizitën e parë të turneut nëpër rajon.  Njoftimi vjen pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe fillimi i dimrit shkaktuan valë tronditëse në ekonomitë evropiane që tashmë po luftojnë me rritjen e inflacionit.  Euroaktiv shkruan se ndihma financiare nga BE është e mirëseardhur për Ballkanin Perëndimor.  Sipas Von der Leyen, ndihma fillon me 80 milionë euro në mbështetje të menjëhershme buxhetore për Maqedoninë e Veriut për të “ndihmuar në përballimin e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë”.

Ursulla

“Por sigurisht që do të vijnë më shumë. Për shembull, ka 500 milionë euro grante për të gjithë rajonin për të investuar në lidhjet energjetike, efiçencën e energjisë dhe sigurisht energjinë e rinovueshme”.

Ajo theksoi  rëndësinë e të qenit i pavarur nga karburantet fosile ruse. Një pjesë e mbështetjes është përmes blerjes së përbashkët të gazit në tregun botëror.

Kovaçevski

“Kriza energjetike dhe ekonomike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë bashkoi Evropën. Vetëm të bashkuar mund ta përballojmë mungesën e energjisë dhe ushqimit”.

Lajmi është një lehtësim i mirëpritur për shumë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e cila ka marrë 80 milionë euro, dhe prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike i së cilës plotëson vetëm dy të tretat e nevojave vjetore të vendit. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të enjten në Prishtinë  tha se janë ndarë 75 milionë euro për Kosovën, si pako për mbështetje ndaj krizës energjetike.  /SHENJA/

 


You may also like