(VIDEO) MPJ: VMRO-DPMNE përmes spekulimeve vazhdon t’i shkaktojë dëm diplomacisë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE vazhdon akuzat rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanit, për rikonstruimin e sallës sportive “Boris Trajkovski” e cila kushton rreth 1.8 milionë euro.  Sipas tyre, derisa Osmani thotë se kompania “Eurovia” ka qenë  kompani me çmimin ofrues më të lirë, kjo kompani është e lidhur me BDI-në edhe në disa raste të tjera. Respektivisht, Elmedin Ademi, i cili është nip i ish ministrit të BDI-së, Abdulaqim Ademi, ka marrë edhe dy tendera në vlerë prej dy milionë eurove, njëri për ndërtimin e stacionit policor në Aeroport, dhe i dyti për ndërtimin e objektit të Universitetit “Nënë Tereza”

Marija Miteva, zëdhënse e BDI-së

“Mjaf interesant është fakti që kjo kompani që paraqitet si donatori më i madh i BDI-së, gjegjëshit, Elmedin Ademi, ka pranuar 2.500.000 denarë si donacion, që është trefishi mbi limitin ligjor për donacion nga personi fizik, dhe në të njëjtën kohë Eurovia si person juridik i ka dhuruar BDI-së 1.800.000 denarë”

Nga VMRO thonë se epilogu për këtë çështje  dhe për të gjitha aferat e tjera që kanë të bëjnë me BDI-në do të jenë pa zgjidhje apo pa procedur të inicuar nga Prokuroria Publike, sepse është fuqia e vetë LSDM-së dhe e BDI-së që e mundëson këtë.

Ndërkaq, Ministra e Punëve të Jashme ka reaguar duke thënë se VMRO-DPMNE-ја përmes spekulimeve vazhdon t’i shkaktojë dëm diplomacisë dhe shtetit.

MPJ

“Duke i marrë parasysh ofertat e mbërritura, Ministria ishte e detyruar ta përzgjidhte ofertën më të lirë, dhe nga katër ofertuesit, kompania e përzgjedhur kishte çmimin më konkurrues të ofruar sipas sasive të pritshme të parashikuara në specifikacionin teknik, respektivisht: Eurovia – 93.746.070 den  (ofertuesi i zgjedhur) Kompania e dytë – 120.668.981 den,  Kompania e tretë – 134.015.461 den, Kompania e katërt – 374.353.297 den”

Sipas ministrisë, kjo luftë për pikë të vogla politike nga ana e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i shkakton dëm të madh imazhit të vendit, veçanërisht diplomacisë, e cila aktualisht po përballet me sfida dhe aktivitete të shumta që janë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like