Video/ Momentet kur rrufeja godet avionin e linjave American Eagle pak pas uljes mes stuhisë në Arkansas (fotot)

by admin
Spread the love

Janë kapur së fundmi pamjet ‘elektrizuese’ kur një rrufe godet papritur avionin e mbushur me pasagjerë të linjave American Eagle pak pas uljes gjatë një stuhie në Arkansas, SHBA.

Avioni i fluturimit Embraer E175 ishte duke pritur disa minuta mes stuhisë për të hyrë në portën e zbarkimit kur shkarkimi frikshëm elektrik u lidh me bishtin e tij duke ndezur vendin në një shufër drite.

Kameramani që emërohej nga rrjeti Viral Press si Jason William Hamm, dëgjohet që thotë se një rruge e ngjashme goditi disa sekonda më herët: “Nuk besoj se goditi avionin, edhe pse do të kishte qenë një video e rrallë.’

Por vetëm disa sekonda më vonë një tjetër shpërthim drite nga qielli ngulet në bishtin e avionit duke bërë që të gjithë rreth kameramanit të reagojnë me shtangie e tmerr, shkruan Daily Mail.

Hamm tha më vonë: “Avioni ishte në rregull, më pas eci ngadalë drejt portës së zbarkimit pasi bëri pritjen e zgjatur prej stuhisë.’

Pas ndalesës së avionit dhe zbritjes së pasagjerëve një grup teknikësh dolën për të vlerësuar dëmet e mundshme.

Embraer E175 nuk është avioni parë që goditet nga rrufeja teksa të tjera video tregojnë fluturues të mëdhenj që janë goditur në ajër para uljes gjatë stuhive.

Një Boeing 737 MAX është goditur në lartësinë 10 000 metra para se të ulej në aeroportin e Tocumen mbi Panama City.

Pamjet dramatike ishin regjistruar nga kabina e pilotimit ku shihet shufra e shndritshme që godet pranë hundës së avionit teksa pilotët navigojnë përmes stuhisë.

Ndërsa në mars, shtatë pasagjerë u plagosën në një fluturim të Lufthansa nga Austin drejt Frankfurt kur goditja e rrufesë i bëri të humbisnin më shumë se 300 metra lartësi kur sinjali i rripit të sigurimit ishte i fikur.

Avioni arriti të bënte një ulje emergjence në aeroportin Washington-Dulles International.