Video/ Momentet e tmerrit kur avionët e forcave ajrore në formacion përplasen duke lënë dy pilotë të vdekur (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamje shihen momentet kur dy pilotë të forcave ajrore përplasen në ajër, një prej të cilave shpërthen gjatë rënies në tokë duke varë dy pilotët.

Përplasja e tmerrit u filmua dje në Kolumbinë qendrore teksa forcat ajrore po përgatiteshin për panairin e aeronautikës.

Pesë avionë shihen që fluturojnë në formacion kur një prej tyre prek krahun e mjetit pranë tij, që solli më tej përplasjen fatale.

Krahu i avionit shpërthen në flakë dhe më pas mjeti bie përtokë në një spirale jashtë kontrolli.

Personi që filmon lëshon një klithmë tmerri kur avioni bie drejt tokës.

Forcat ajrore kolumbiane komentonin: “Një aksident ndodhi në fushën ajrore Apiay, Meta, mes dy avionëve T-27 Tucano. Pilotët nuk vdesin, ata fluturojnë më lart”.

Forcat ajrore komentonin se një nga pilotët që humbën jetën ishte koloneli Mario Andres Espinosa Gonzalez.

Identiteti i pilotit të dytë nuk është bërë i ditur por po zhvillohen hetime për shkaqet e aksidentit.


Top Channel

You may also like