VIDEO/ Moment emocionues, këngëtarja shqiptare përlotet në skenë me babanë e saj

by admin
Spread the love

Gjatë performancës së këngëtares Orgesa Zaimi në “Dance Albania” në Tv Klan, e shoqëronte me fizarmonikë babai i saj. Ky moment e emocionoi shumë këngëtaren e cila u përlot në skenë dhe tha se emocione të tilla nuk kishte përjetuar në 16 vite karrierë.

Alketa Vejsiu: Pashë një zotëri modest i cili ishte ulur dhe qëndronte thjeshtë atje tek hyrja  e TV Klan me fizarmonikë në dorë dhe mësova se ishte babai i Orgesa Zaimit dhe u kënaqa shumë për këtë moment fantastik në programin tonë që do ta kesh një kujtim të paharruar me vajzën. Vajza vallëzonte ndërsa ju i binit fizarmonikës.

Orgesa Zaimi: Është shumë emocionuese për mua. Doja të thoja se kam pasur emocionet më të frikshme ndonjëherë në 16 vite karrierë si këngëtare sepse e kam marrë babain me vete dhe doja ta falenderoja publikisht.

Bashkë me mamin që më kanë lindur dhe doja ta falenderoja që më ka lënë të ëndërroj dhe të ndjek ëndrrat e mia. Faleminderit, mami, babi ju dua”, u shpreh Orgesa.

You may also like