(VIDEO) Miteva: LSDM ende beson se mund të arrijë ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

LSDM ende pretendon atë që ka gënjyer për një vit dhe për të cilën Maqedonia е Veriut e goditi murin, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cili është qëndrimi i partisë për atë që ende pretendon LSDM-ja se do të sigurojë shumicën dhe do ta bindë VMRO-DPMNE-në që të heqë bllokadën. Miteva theksoi se LSDM si parti është tërësisht e delegjitimuar.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

“Dhe në fund të fundit nuk është më e rëndësishme se çfarë mendon LSDM-ja kur janë plotësisht të delegjitimuar”.

Miteva deklaroi se kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë gjithë mandatit të tij i interpreton rregulloret ligjore në atë mënyrë që vetëm ai mund t’i kuptojë.

Miteva tha se legjitimiteti, jo vetëm në aspekt të amendamenteve kushtetuese, por edhe në ekonomi, arsim, drejtësi, ekonomi cenohet tërësisht. Duke iu referuar LSDM-së ajo tha se ata nuk ofrojnë zgjidhje, por krijojnë më shumë probleme.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

 “Këto janë probleme që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Përkatësisht, për të tretin vit shkollor po përballemi me mungesë të librave. Vitin e parë nuk e dinin, të dytin gabuan, por për të tretin vit radhazi po bëhet praktikë. 13 ditë para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit njoftoi se nuk do të ketë tekste shkollore. Sërish me të njëjtën retorikë që tekstet e përgatitura do të dilnin në formë digjitale dhe e dimë që e ashtuquajtura reforma e digjitalizimit vetëm vitin e kaluar përfundoi me një skenar të printuar 100 faqesh për të gjitha lëndët”

Politika të tilla me LSDM-në dhe BDI-në në pushtet do të vazhdojnë dhe do të përkeqësohen. Prandaj duhen zgjedhjet, të cilat janë zgjidhja e vetme për të shpëtuar Maqedoninë e Veriut, ka shtuar zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like