(VIDEO) Ministrja e Mbrojtjes: Armët e vjetra të prodhimit sovjetik dhe jugosllav do të zëvendësohen me armë të reja

by admin
Spread the love




Ministra e Mbrojtjes së Republikës të Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, tha se në dikasterin që ajo udhëheqë nuk i ndan të punësuarit në baza etnike. Ministrja, sqaroi se në ushtri  ka shumë pozita udhëheqëse  që  u takojnë bashkësive të tjera etnike, të cilët  janë të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar në punën e tyre.

 SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Kjo është për t’u përshëndetur, pasi kjo e bën ushtrinë tonë më të fortë. Unë nuk i shikoj të punësuarit në baza etnike, po se a mund të kryejnë një detyrë të caktuar apo mund t’u bëjnë ballë sfidave”

Ajo në “Intervistë në Shenja” foli edhe për luftën në Ukrainë. Ministrja Pertovska tha se anëtarët e NATO-s i vlerësojnë përpjekjet e vendit tonë për të marrë vendime të cilat do t’i japin mbështetje  Ukrainës në luftën me Rusinë.

SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Kjo tregon se shteti ynë është e gatshme të marrë vendime, atëherë kur janë të nevojshme dhe kuptohet t’i miratojë në një procedurë e cila nuk do të dëmtojë proceset brenda shtetit dhe as kapacitetet e ushtrisë. Unë si ministre dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kemi obligim moral dhe ligjor që të garantojmë kushte më të mira për ushtrinë tonë”

Petrovska  shtoi se opozita e ka sulmuar atë në momentin kur ka filluar t’i jap mbështetje Ukrainës.  “Është evidente se që nga fillimi kur unë mora detyrën e ministres dhe kur fillova t’i jap deklaratat e para, në mbështetje të Ukrainës, filluan sulmet”, tha më tej ministrja e Mbrojtjes.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like