(VIDEO) Ministria e Drejtësisë: Nuk ka amnisti për funksionarët, përfitojnë qytetarët

by admin
Spread the love

Minsitria e Drejtësisë ka përgatitur një variant të ri të Ligjit për Amnisti, i cili parashikon që të amnistohen vetëm qytetarët që kanë kryer vepra të lehta. Në këtë dokument nuk përfshihen veprat penale të kryera nga funksionarët si dhe lëndët e korrupsionit të nivelit të lartë, mëson Televizioni Shenja nga burime brenda Ministrisë së Drejtësisë. Ligji parashikon një ulje prej 30% të dënimeve me burg për autorët e dënuar ligjërisht për krime të nivelit të ulët.

Sipas propozimim – Ligjit, Amnistia nuk përfshin as të dënuarit për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nismë e Minsitrisë hedh poshtë spekulimet se LSDM dhe VMRO-DPMNE po negociojnë për një amnisti të mundshme për këto raste, si kusht i supozuar që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Partia opozitare ka kundërshtuar me deklarata ndryshimet ligjore që sipas tyre u mundësojnë eksponentëve të lartë të partive në pushtet që të shpëtojnë nga dënimet. Diçka e tillë po mohohet nga Ministria e Drejtësisë, e cila është sponsorizuese e Ligjit të ri të Amnistisë, një dokument që pritet të kalojë në Qeveri dhe më pastaj të dërgohet në Kuvend.  /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like