(VIDEO) Ministri i Brendshëm: Në fundjavë do të miratohen 20 000 dokumente personale

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë Teknike, Pançe Tsoshkovski, pret që këtë fundjavë për banorët e Shkupit, të miratohen rreth 20 mijë letërnjoftime. Toshkovski i cili të dielën ka vizituar pikën e fotografimit të dokumenteve personale në stacionin policor “Prolet”në Shkup, tha se gjatë ditës së shtunë janë miratuar rreth 9 mijë kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale për banorët e Shkupit.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë ditës së djeshme me forca të përbashkëta janë miratuar rreth 9.000 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimeve për banorët e Shkupit dhe llogaritet se nga sot do të miratohen rreth 20.000”.

Ministri bëri të ditur se 40 të punësuar në drejtoritë për punë administrative në Kumanovë, Veles, Shtip dhe Tetovë do të vazhdojnë të punojnë edhe në fundjavat e ardhshme dhe do të ofrojnë mbështetje maksimale në procesin e miratimit të kërkesave për lëshimin e dokumenteve personale.

Ndërkaq disa ditë më parë, Toshkovski njoftoi se me modelin e ri të dorëzimit të letërnjoftimeve tek qytetarët në Shkup, për dy javë janë dorëzuar katër herë e gjysmë më shumë dokumentete.

Ministri theksoi se kjo situatë është rezultat pasi që para dy javësh e hoqën zgjidhjen e vendosur më parë për dorëzimin e letërnjoftimeve në adresat e qytetarëve,  dhe vendosën një mekanizëm të ri të dorëzimit, me të cilin qytetarët munden në çdo kohë tí marrin letërnjoftimet në komisariatin rajonal sipas vendbanimit. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like