(VIDEO) Mickoski: VMRO nuk e ka ndërmend t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE , Hristijan Mickoski, përsëri ka deklaruar se  nuk do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese. Mickoski ka theksuar se gjuha maqedonase është punë e kryer, e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe e kodifikuar me të gjitha standardet gjuhësore dhe shkencore dhe për këtë askush nuk duhet ta hapë apo mbyllë këtë çështje.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Në rast se mendojnë se VMRO-DPMNE, apo grupi parlamentar i VMRO-DPMNE do t’i mbështes këto ndryshime kushtetuese në këto rrethana, atëherë ja publikisht po them se kjo nuk do të ndodh. Ne kemi pozicion të qartë”.

Mickoski ka komentuar edhe ndihmën  financiare nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke thënë se çdo ndihmë është e mirseardhur duke shpresuar në mbështetje edhe më të madhe për vendin.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, pres që kjo ndihmë të thellohet në të ardhmen, që të ndërtohet hekurudha drejtë Bullgarisë, pres një grant edhe për këtë projekt. Pres që në vend të kredisë dhe procedurave të dyshimta siç janë të ndërlidhura me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10A, të kemi gjithashtu mbështetje financiare nga Komisioni Evropian, dhe të kemi një komponent të granteve me çka do të përmbyllej rruga Gostivar-Kërçovë, Tetovë-Gostivar”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së,Hristian Mickoski, tha se do të shkojë në Bullgari në hapjen e klubit maqedonas për të treguar  se Maqedonia e Veriut qëndron pas tyre dhe se VMRO-DPMNE nuk do të dorëzohet dhe do t’i mbrojë interesat e tyre. Sipas Mickoskit, ata si VMRO, nuk kanë qëndrim antibullgar, por kanë qëndrim pro maqedonas.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like