(VIDEO) Mickoski: VMRO ka tri dilema rreth propozimit francez

by admin
Spread the love




VMRO DPMNE ka tre dilema lidhur me propozimin francez dhe atë që u prezantua nga presidentja e Komisionit Evropian në fjalimin e saj para deputetëve. Sipas VMRO DPMNE-së dokumentet thonë se çështjet historike do të jenë pjesë e kornizës negociuese, përkundër asaj që tha Von der Leyen; gjuha maqedonase nuk është e pastër pasi sipas dokumenteve parashikohet një kontestim unilateral nga Bullgaria, dhe momenti i hapjes formale të bisedimeve, që sipas interpretimit të VMRO DPMNE-së nuk do të ndodhë para ndryshimit të Kushtetutës. Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se ia ka shprehur këto dilema presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë takimit që zhvilluan sot.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Ne sipas këtij dokumenti lexojmë se  bisedimet  fillojnë pas vendosjes së popullit bullgar në Kushtetutë, ose të jem precizë 750 familje sipas regjistrimit të fundit. Dilema e dytë që e kemi, ngase u përmend në fjalim se nuk do të flitet për historinë , por neni 14 nga i njëjti dokument dhe protokollit të cilin askush në Maqedoni nuk e ka parë, ne do të flasim për gjithçka por nuk flasim për të ardhmen. Do të flasim se si në shekullin 21 të asimilohet popullit maqedonas dhe identiteti i saj”.

Mickoski e quajti gënjeshtër të madhe pohimin se gjuha maqedonase do të jetë e pastër dhe e garantuar në dokumentet e Bashkimit Evropian.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Kjo se ne kemi gjuhë të qartë, që do të jetë pjesë e kornizës negociuese është gënjeshtër e madhe, këtu qëndron se do të kemi deklaratë unilaterale, ku ndoshta do të qëndron se gjuha maqedonase është ndonjë version i gjuhës bullgare”.

Kryetari i VMRO DPMNE-së tha se presidentes së Komisionit Evropian i ka prezantuar edhe materiale dhe dëshmi për krimet e fashistëve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e që sipas tij, bullgarët dëshirojnë të paraqiten si “administratorë” e jo si pushtues të Maqedonisë së atëhershme. /SHENJA/


You may also like