(VIDEO) Mickoski: VMRO-DPMNE do të shkojë përtej bllokimit të Kuvendit

by admin
Spread the love

VMRO DPMNE do të shkojë përtej bllokimit të Kuvendit, në tentim për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e paralajmëroi mbrëmë kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, në një intervistë për televizionin Telma. Mickoski thotë se opozita është e detyruar të ndërmarrë këto hapa radikalë për shkak se vendi nuk po shkon në drejtim të duhur, ndërsa pushteti nuk ka ndërmend të dakordohet për zgjedhje.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Unë thash se kjo do të zgjasë si bllokadë, sepse ne vlerësojmë që për momentin gjendja në vend nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe se ne kemi shumë probleme dhe kjo qeveri padyshim nuk ka kapacitet për t’i zgjidhur ato probleme. Kështu që është normale dhe legjitime që pasi patëm një numër të madh votash, të kërkojmë zgjedhje të parakoshme parlamentare”.

Megjithatë Mickoski tha se përkundër bllokimit të Kuvendit, partia e tij do të përkrahë ligje që do të ndikojnë pozitivisht në jetën dhe standardin e qytetarëve, nëse ligje të tilla arrijnë në Kuvend.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
Nuk do t’i bllokojmë ligjet që janë në interes të qytetarëve, ose ligje që në mënyrë indirekte do të ndikojnë në cilësinë e jetës. Gjithçka tjetër do të bllokojmë, siç ishte ai tentimi për të kontrabanduar ligjin për lojërat e fatit. Gjithçka tjetër që ka të bëjë me qytetarët, me paga më të larta, pensione më të larta, standard më të lartë të qytetarëve, ne nuk do ta bllokojmë, përkundrazi do ta përkrahim”.

Mickoski u shpreh i bindur se nëse nesër mbahen zgjedhje, partia e tij do të ketë 61 deputetë dhe do të mund të formojë qeveri stabile e cila nuk do të kushtëzohet nga askush sipas tij. /SHENJA/

You may also like